Real Madrid ka arritur një fitore të lehtë jashtë fushe duke mundur Granada me rezultatin 1-4. Skuadra e Ancelottit luajti një ndeshje të menaxhuar mirë dhe dominuar, teksa pas 25 minutash e gjeti veten në avantazh të dy golave me Asensio dhe Nacho që shënuan.

Granada u zgjua me Suarez, por në pjesën e dytë ishin “galaktikët” ato që shënuan me Vinicius Jr teksa vendasit mbetën me dhjetë futbollistë. Për brazilianin, me spektakël dhe driblime sonte, është goli i tetë në La Liga, ku ka edhe 3 asist.

Në fund, rezultati u rrumbullakos nga Ferland Mendy. Një fitore me vlerë për të besuarit e Carlo Ancelottit, që mbajnë vendin e parë në renditje, duke lënë pas rivalët e tjerë.