Punonjësit e AdZM Kukës të ndihmuar nga banorë vendas mundën të izolojnë pasditen e djeshme një vatër zjarri të shfaqur në afërsi të majës së Gjallicës.
Në një video të siguruar nga Faxnews shihet riaktivizimi i vatrës së zjarrit, ku shtullungat e tymit po rifillojnë të dalin në afërsi të majës së Gjallicës.
Kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrikëse për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve, përpara se ato të marrin përmasa më të mëdha.
Kujtojmë se AdZM Kukës njoftoi ditën e djeshme se vatra e zjarrit u izolua plotësisht dhe ishte drejt shuarjes totale. Vatra u shfaq në afërsi të majës së Gjallicës, në kufirin ndarës ndërmjet pyllit dhe kullotës brenda parkut natyror Korab-Koritnik.
Edhe pse në terren mjaft të vështirë dhe 4-5 orë larg rrugës automobilistike stafi i AdZM Kukës në bashkëpunim dhe me disa banorë të njësisë administrative Shtiqën arritën ditën e djeshme të izolonin në kohë vatrën e zjarrit, e cila mund të kishte përmasa shumë të mëdha dhe të dilte jashtë kontrollit nëse ndërhyrja nuk do ishte e menjëhershme.
fax