Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi është bërë pjesë e markës së famshme “Guess” prej pak vitesh. Ajo ka marrë pjesë në sfilatat më të rëndësishme të “Guess”, por vetëm sot ka zbuluar si ka arriti të nënshkruante një kontratë me të.

Kështu, njëri nga ndjekësit është interesuar dhe e ka pyetur se si është bërë pjesë e familjes së “Guess”.

Si u bëre pjesë e familjes së ‘Guess’?”, e ka pyetur një ndjekës në Instastory.

Shumë pyetje të tilla. Paul Marciano drejtuesi i ‘Guess’ më zbuloi mua në 18 mars 2019! Dhe atë ditë ishte ditëlindja ime. Unë kisha rezervuar të shkoja në Lugano 1 muaj më vonë dhe që atëherë kam punuar thuajse çdo muaj! Kur shkova tek Guess, nuk isha mirë emocionalisht dhe psikologjikisht dhe ata sërish më mbështetën dhe më ndihmuan të ecja përpara dhe të jem këtu ku jam tani duke bërë atë që dua për veten, për familjen time, për njerëzit që dua dhe më mbështesin!”, ka treguar Oriola.

Kujtojmë që ditët e fundit, bukuroshja ka qenë në qendër të mediave rozë, pasi u konfirmua se ishte ndarë nga futbollisti Eros Grezda./abcnews.al