Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Shakira ka publikuar së fundmi këngën e re të titulluar “Monotonia” në bashkëpunim me Ozunën. Ky projekt është cilësuar në rrjet si një dedikim i Shakirës për Pique pas ndarjes së tyre.
“Nuk ishte faji yt, por as i imi. Ishte faji i monotonisë. Nuk thashë kurrë asgjë por më dhembte. E dija që kjo do ndodhte. E harrove se çfarë ishim dikur, krejt papritur nuk ishe më i njëjti, më le për shkak të narcizmit tënd“, thotë ndër të tjera Shakira gjatë këngës.
Në fund Shakira shprehet se “lamtumira” është e nevojshme.
“Të dua, por e dua veten më shumë“, këndon ajo.
Kujtojmë që më herët lidhur me ndarjen nga futbollisti, Shakira u shpreh: “Është hera e parë që flas për këtë situatë në një intervistë. Qëndrova e heshtur dhe thjesht u përpoqa t’i përpunoja të gjitha. Hmmm, dhe po, është e vështirë të flas për të, veçanërisht pasi jam ende duke e kaluar këtë gjë, sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje normale. Kështu që ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë”./abcnews.al