Ministri i Drejtësisisë Ulsi Manja ka prezantuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës Ervin Hoxha, i cili e mori këtë detyrë pas vendimit të Këshillit të Ministrave. Gjatë prezantimit Manja ka kërkuar zbatimin e ligjit nga trupa e specialistëve të Shërbimit të Provës.

“Porosia ime një dhe e vetme që i përmbledh të gjitha porositë që kam për ju, është zbatimi i ligjit”, ka thënë Manja. Më pas, duke iu referuar problematikave të ngritura herë pas here  ne media, ai u ka kërkuar që të mos bëhen pjesë e makinacioneve në kurriz të së drejtës dhe ligjit.

“Ju si shërbim nuk jeni të pavarur. Nuk jeni as një ishull me qeveri autonome por jeni nje sherbim qe duhet tju udheheq ligji dhe vetem ligji! Mbikqyrja e denimeve alternative duhet te jete ne funksion te qellimeve qe ka denimi penal sipas ligjit dhe jo orekseve te indiviteve brenda sherbimit te proves dhe qe ska lidhje me zbatimin e ligjit”, ka thënë Manja, duke paralajmëruar se ai po punon që ky shërbim të jetë pjesë edhe e mbikqyrjes së kontrollit të brendshëm, njësoj si burgjet.

Ai i është drejtuar trupës se do të jenë ata që do të dalin në mbrojtje të veprimeve të tyre përpara opinionit publik dhe medias. “Ne jemi këtu për të bërë detyrën kundrejt ligjit dhe qytetarëve. Kaq. Ju keni aplikuar për të qenë pjesë e sistemit. Tani jeni pjesë e sistemit. Ky sistem është në shërbim të qytetarëve. Nëse ndonjë e mendon ndryshe, dua t’ju them se nuk ka asnjë të paprekshëm”, ka thënë mes të tjerash Manja.