Kryeministri Edi Rama ka pritur në një vizitë në Tiranë shefin e të kompanisë Pfizer, Albert Bourla, me të cilin kanë parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe kanë diskutuar mbi planin e mëtejshëm të furnizimit.
Rama shprehu murënjohjen ndaj shefit të Pfizer, për të cilin tha se hapi dyert ndaj vendit tonë në momentin që më së shumti kishte nevojë.
“Dua t’ju jem mirënjohës, pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë psikologjikisht, ju hapët dyert në momentin që Nju Jorku ishte mbyllur. Duke qenë këtu dhe shihnim të tjerët që kishin nisur vaksinimin ishte shumë e rëndë. Faleminderit prej jush, dhe që erdhët në Shqipëri”, u shpreh Rama.
Ndërkohë që Bourla tha se ndihej mirë që në kushtet e pandemisë ishte lidhur miqësi me Ramën.
“Kur ju erdhët dhe dhatë argumente ishte shumë befasuese, jam shumë i lumtur që jemi bërë miq gjatë kësaj sfide”, tha gjatë fjalës së tij shefi i Pfizer. Rama nuk e kurseu as një batutë ndaj shefit të kompanisë së prodhimit të vaksinave.
“Edhe pse jeni nga Ballkani, nuk jeni një ballkanas tipik, se më premtuat që do të bënit diçka, por nuk na dhatë garanci, dhe aty e kuptova që ju do të bënit të pamundurën”, mbylli Rama fjalën e tij.