Gjatë fjalës së mbajtur para mediave, nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, ra në sy fakti që ky i fundit për mendi se po bëheshin përgatitjet për zgjedhjet e reja dhe se në fillimin e vitit të ardhshëm do të prezantohet statuti i ri i partisë.

Gjiknuri tha se takimi i mbajtur ditën e sotme ishte për riorganizimin e strukturave të reja duke pasur parasysh se pas 2 vitesh do të mbahen zgjedhjet lokale.

Damian Gjiknuri, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste

Në fakt kjo e sotmja ishte një mbledhje e parë, prezantuese. Një bashkëbisedim për vizionin e ri dhe për riorganizimin e punës ku së bashku me sekretarët e rinj do të organizohemi sërish. Do të strukturohemi për të përballuar sfidat e mandatit të tretë. Puna e PS do të jetë një garanci e fortë.

Partitë, natyrshëm që testimin e tyre e kanë kur vijnë zgjedhjet. Në dy vite ne kemi zgjedhjet vendore dhe ne do të testojmë strukturat tona. Fillimi i vitit, do të gjejë PS edhe me një statut të ri, pasi mandati i tretë është një sfidë dhe një përgjegjshmëri e madhe.

Fax