Ka përfunduar në barazim ndeshja e parë e gjysmëfinaleve, mes Real Madrid dhe Chelsea.

Në fillim blutë kaluan të parët në vantazh me anë të një goli nga Pulisiç në minutën e ’14 të pjesës së parë.

Nuk kaloi shumë dhe sulmuesi francez, Karim Benzema barazoi rezultatin mes dy skuadrave në minutën 29’. Francezi shënoi një gol të mrekullueshëm në pjesën e parë, duke barazuar shifrat ndaj Chelsea.

Dhe pasi ai shënoi, ai u kthye në gjysmën e tij për të rifilluar ndeshjen sa më shpejt të ishte e mundur.
Ai nuk e humbi kohën aspak duke festuar dhe kësisoj ishte lojtari i parë që u kthye në gjysmë fushën e ‘Los Blancos’.

Faxweb.al