Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka nisur takimet me anëtarët e LSI.

Takimi për të diskutuar në lidhje me zgjedhjet vendore të vitit 2023 është zhvilluar në Fier.

Zgjedhjet vendore të 2023 janë çast vendimtar, për të çliruar qeverisjen e qyteteve të Shqipërisë nga politika klienteliste varfëruese. Ndaj nuk ka kohë për të humbur.

Ashtu si në të gjithë vendin, ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta kthejë bashkinë e Fierit në shërbim të shumicës, jo të një grushti njerëzish.

Delegatët e Konventës Kombëtare të bashkisë Fier, të angazhuar për rolin që LSI si alternativë duhet të ketë në këto momente përballje me regjimin’, – shkruan kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në faqen e saj në Facebook.