Pas aludimeve dhe komenteve të shumta në rrjete sociale lidhur me urimin e saj ndaj këngëtarit Gjestit, Xheneta ka vendosur të reagojë publikisht duke sqaruar versionin e saj.

Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, ajo theksoi se urimi që i kishte bërë Gjestit nuk kishte asnjë prapavijë emocionale apo romantike.

“Po e shoh që, si gjithmonë, fjalët e mia po shtrembërohen dhe po nxirren nga konteksti”, shkruan Xheneta.

Ajo sqaroi se bëhej fjalë vetëm për një përgëzim të thjeshtë për suksesin dhe muzikën e tij. “Nuk ka ndjenja, nuk ka inate dhe nuk ka rikthim”, thekson ajo, duke shtuar se edhe në rast se do të takoheshin në rrugë, nuk do të kishte vend për ndrojtje apo interpretime të gabuara.

Xheneta gjithashtu kritikoi komentuesit që i japin çdo veprimi tjetër kuptim: “Me uru – thoni ‘e ka marrë malli’. Mos me uru – thoni ‘ka inat’. Kursesi me iu ra në fije!”

Në fund, ajo e mbylli reagimin me një mesazh të qartë për të gjithë: “Jam single, e fokusuar dhe jeta ime ecën përpara, me punë, qartësi dhe pa drama”.