Pavarësisht mundit për ta rritur dhe për të marrë një prodhim të mirë e cilësor fermerët  e fshatit Gradishtë të bashkisë së Belshit janë duke hasur vështirësi sa i takon shitjes së vajit të ullirit. Edhe pse është një nga zonat më prodhimtare që ka qarku i Elbasanit për prodhimin e ullirit këtë vit çmimi i shitjes së tij është më i ulët se asnjëherë më parë, duke shkuar 350 lekë për kg. Prodhimi i mirë i këtij viti si dhe mungesa e fuqisë puntore nga ana tjetër ka bërë që emigrant të kthehen në vendin e tyre për ta vjelë vetë, në mënyrë që të mos iu shkoj dëm.

Edhe fermerët e zonës thonë se prodhimi është i mbarë por nuk ka treg për ta shitur. Disa prej tyre prodhojnë deri në 20 kuintal vaj në një sezon.

Të ndërgjegjshëm për “krizë” e tregut janë edhe nga bashkia e Belshit ku përfaqësuesit thonë se janë munduar ti ndihmojnë fermerët për lehtësira në punën në bujqësi por sa i takon tregut nuk ka ende një zgjidhje.

Për shkak të mungesës së tregut të paktën dy vitet e fundit fermerët e Belshit janë detyruar që ta mbajnë vajin stok./egnatia news