Pas rikthimit të Eglit në “Big Brother VIP 4”, raporti i saj me Gjestin nuk është aspak si më parë. Banorja ka mbajtur një qëndrim shumë të ftohtë ndaj ti, edhe pse ai herë pas here e ka ngacmuar duke i hedhur batuta.
Ditën e sotme teka ai ishte vetëm në oborr aty ka kaluar Egli dhe ai i thotë që të rrijë aty të pinë nga një cigare bashkë. Banorja e pyet nëse ka diçka për të folur me të apo thjesht të rrijë për cigare.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: A po do mish, mish viçi?about:blank
Egli: Hëngra, faleminderit.
Gjesti: Ulu këtu, mos më lë vetëm.
Egli: A kishe me fol diçka apo mos të rrish ti vetëm?
Gjesti: Të pimë të dy nga një cigare.
Egli: Po pra, do me fol për diçka apo mos të rrish ti vetëm?
Gjesti: Me pi nga një cigare.
Egli: Veç me pi një cigare me ty?
Gjesti: Po.
Egli: Jo, faleminderit. A do me fol?
Gjesti: Pse?
Egli: Nuk kam qejf.
Gjesti: Flasim më vonë, të pimë nga një cigare.
Egli: Do me fol, të sqarosh ndonjë gjë?
Gjesti: Vetëm të pimë nga një cigare.
Egli: S’kam qejf të pi cigare me ty.
Gjesti: Nuk bën kështu.
Egli: Nuk kam more qejf. Nëse do të sqarosh ndonjë gjë me kënaqësi
Gjesti: S’ke qejf të pish cigare më mua?
Egli: Jo nuk kam, më fal.
