Para disa ditësh, Meghan Markle dhe Princ Harry dhanë lajmin se ishin bërë prindër për herë të dytë. Dyshja u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Lilibert Diana Mountbatten-Windsor.
Emri ‘Lilibet’ u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu me përkëdheli në rininë e saj. Diana, në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit. Ata do ta thërrasin të voglën ‘Lili’.
Mirëpo një burim pranë Pallatit Buckingham e mohoi për “BBC” që mbretëresha të kishte dijeni për këtë fakt, për emrin e vogëlushes. Gjithashtu thuhej se kjo është dhe arsyeja e mosmarrëveshjes së re publike mes çiftit Meghan-Harry dhe familjes mbretërore. Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë i Buckingham-it i tha BBC-së se Mbretëresha “nuk ishte pyetur kurrë” në lidhje me vendimin e çiftit për t’i vënë pseudonimin e fëmijërisë vajzës së tyre.
Këto lajmë nuk janë pritur fare mirë nga Princ Harry dhe Meghan Markle, të cilët kanë kërkuar që të fshihet sa më shpejt ky raportim i rremë nga “BBC”. Sipas BBC, transmetuesi britanik ka marrë një letër ligjore nga avokatët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex në Schillings, e cila i referohet raportimit nga korrespondenti mbretëror Jonny Dymond si “i rremë dhe shpifës”.
Një zëdhënës për çiftin ka thënë e ermi i vajzës së tyre është përmendur gjatë një bisede me mbretëreshën.
“Duka foli me familjen e tij para lajmërimit publik, në fakt gjyshja e tij ishte anëtari i parë i familjes që ai telefonoi. Gjatë kësaj bisede, ai tregoi se kishte dëshirë që vajzën ta quanin Lilibet në nder të saj. nëse ajo nuk do e mbështeste, ata nuk do e përdornin këtë emër”, ka thënë zëdhënësi.