Një 40-vjeçare është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Nenshat të Bashkisë së Vaut të Dejës, ndërsa mësohet se viktima me inicialet Xh. T. është qëlluar me një armë tip Kallashnikov.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa pritet një njoftim nga policia mbi detajet