Qeni i Chris Brown ka sulmuar dhunshëm një grua në shtëpinë e tij dhe më pas këngëtari u përpoq të mbulonte ngjarjen pasi ajo telefonoi policinë. Gruaja në fjalë ka punuar në shtëpinë e artistit si sanitare dhe e ka hedhur në gjyq Chris Brown.
Ajo pretendon se Chris është përgjegjës për lëndimet e saj pasi sulmit të qenit në dhjetor të vitit të shkuar. Në dokumentet e gjykatës të siguruara nga TMZ, gruaja thotë se ajo po zbrazte koshin jashtë shtëpisë, kur papritur ju hodh qeni dhe e kafshoi në fytyrë, krahë e trup, duke i shkaktuar plagë.
Gjithashtu ajo ka treguar se pavarësisht se Chris ishte në shtëpi së bashku me persona të tjerë, askush nuk u ngrit për ta ndihmuar, pavarësisht të qarave të saj. Punonjësja pretendon se ajo po qëndronte e shtrirë në tokë e mbuluar nga gjaku, kur Chris arriti pranë saj dhe urdhëroi stafin të mbulonte gjithçka para se të vinin mjekët dhe policia. Ajo ka treguar se pas ardhjes së policisë Chris mashtroi, duke u shprehur se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur dhe kush i kishte liruar qentë. Sanitarja ka thënë se asaj i është dashur të bëjë disa ndërhyrje kirurgjikale pas sulmit për të shpëtuar jetën e saj.
Po ashtu disa javë më parë Chris Brown mori një tjetër padi. Një grua tregoi se Chris Brown e ka goditur gjatë një debati, duke i shkaktuar asaj dëmtime fizike.
icon style