Banorët e njësisë administrative të Shushicës janë ngritur sot në protestë pasi prej më shumë se dy javësh janë duke u përballur me thatësisrën për shkak se kanali vaditës që i furnizon me ujë është i bllokuar. Ata thonë se për shkak të punimeve që po kryehen për ndërtimin e një HEC-i në firma kontraktuese do ta mbante të bllokuar kanalin deri më datë 15 Maj 2024, por kur kjo periudhë ka kaluar ata po përballen me thatësirë që po dëmton të mjellat sezonale.Edhe pse shqetesimin e tyre e kanë përcjellë tek drejtuesit vendor, askush nuk iu ka dhënë përgjigje.

Banorët thonë se nëse të mbjellat e tyre thahen ata rrezikojnë falimentim këtë vit pasi bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave.

Shqetësimi i tyre mbështete edhe nga kryetari i njësis administrative të Shushicës.I pranishëm për tu përballur me banorët ishte edhe përfqësuesi i firmës që po kryen punimet në Hec i cili iu premtoi banorëve se për dy ditë do tju rikthehet uji.Pas protestës së banorëve të disa fshatrave pati edhe një reagim nga bord ii kullimit, ku njoftohet se se kanali vaditës  eshte ne funksion te plote per ujitje por ka nje problem per cuarjen e ujit tek vepra e marrjes pasi si pasoje e rreshjeve kane shkare dy masive me gure dhe kane bllokuar kanalin hyres. Po punohet me krahe pasi ka veshtiresi në hyjen e  mjeteve ne ate teren. Sipas njoftmit edhe këtë javë banorët do të jenë pa ujë , çka shton më shumë problemet e tyre në bujqësi.Si pasojë e bllokimit të rrugës në shkollën e fshatit Fushë Buall nuk u zhvillua mësimi pasi mësuesit nuk u lejuan të kalojnë.