Një nënë është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesë fëmijëve të saj pasi pa një foto të burrit të saj me partnerin e tij të ri.

Sipas mediave të huaja, 28-vjeçarja, e cila njihet me emrin Christiane K, thuhet se ka mbytur pesë fëmijët e saj të vegjël në banesën e saj në Solingen, Gjermani, më 3 shtator 2020.

Gjykata e rrethit të Wuppertal deklaroi se ajo drogoi Melinën, 1vjec, Leonie, 2, Sophie, tre, Timo, gjashtë dhe tetë vjeçaren Luca para se t’i mbyste në vaskë.

Pasi ajo kreu vrasjet, ajo i mbështolli trupat e tyre me peshqir dhe i vendosi në shtretërit e tyre.

Djali i saj i madh, i cili në atë kohë ishte 11 vjeç, mbijetoi pasi ishte larg shtëpisë në atë kohë.

Detektivët pretendojnë se ajo vrau fëmijët e saj pasi pa foton e burrit të saj me një partner të ri pranë tij.

Ajo i dërgoi mesazh të shoqit që t’i thoshte se nuk do t’i shihte më fëmijët e tij përpara se ajo të kryente vrasjet e tmerrshme.

Christiane K. u hodh para një treni në Stacionin Qendror të Dyseldorfit për të vrarë veten, por ajo mbijetoi