Në një pikë të qëndrimit të tyre brenda shtëpisë, Donaldi dhe Monika kanë pasur përplasje të ashpra me njëri-tjetrin. Mirëpo, gjërat mes tyre janë sheshuar aq sa Donaldit nuk ia bën zemra ta nxjerrë nga shtëpia.
Kështu është shprehur së fundmi vetë Donaldi gjatë një bisede me Beatrixin, ku ka shprehur vlerësimin e tij për aktoren.
“Për moshën që ka është shumë mendjehapur. Mua nuk ma bën zemra të nxjerr nga shtëpia Monikën”, është shprehur ai.
“As mua”, i është përgjigjur Beatrix.