Edi Rama: Vjen dhe te unë njësoj helmi që hidhet. I dëgjoj edhe kur thotë hajde na jep përgjigje Edi Rama për këtë miun një karrige më tutje, se edhe ai i yti është. Nuk është i imi, as i yni, është i drejtësisë. I dëgjoj edhe kur bërtasin me të madhe hajdutët e Edi Ramës dhe nuk pushojnë. I kapën këtë ministër, kapëna të ministër, ia rrasën brenda këtë kryetar bashkie. Tam tam i përdishtëm. Në këtë sistem, individi është sovran, ndërsa përgjegjësia e familjes, partisë është bisht i mendësisë ende të gjallë të sistemit komunist. Në këtë sistem, mbajmë secili mbi vete shpatullat e veta. Rruga e jetës na bashkon me kaq shumë të tjerë për 1001 arsye, por puna që na lidh për një qëllim dhe për plot arsye të mira, edhe na zgjidh menjëherë për një vepër si tradhtia. Kam punuar në 10 vjet me mbi 40 ministra dhe e kanë dëgjuar prej meje që në ditën e parë, kush lufton për qëllimet tona të përbashkëta ka mbështetjen time, por kush gabon duke kujtuar se mund të bëjë një rrugë e dy punë, nuk do të ketë në krah as mua, as PS, por vetëm avokatin e vet. Qeveria ime ka ndryshuar, por kjo lëvizje nuk ka ndryshuar e as do të ndryshojë deri sa të jem unë. Nuk mund të mbaj asnjë burrë kur vjen ora të thirret. Nëse nuk ke bërë gjë, të mban e vërteta. Lufto për të vërtetën tënde, kjo qeveri e parti nuk bën koment për çështje të SPAK. Ne e presim të vërtetën nga SPAK.
Në përditësim…