Ish-deputeti Klevis Balliu ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku ka bërë akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës, që sipas tij po e kthen partinë në shoqatën e Gazment Bardhit. Balliu kujtoi se për Partinë Demokratike janë vrarë njerëz, siç ishte rasti i Azem Hajdarit, dhe sakrifica e tyre nuk mund të zhbëhet duke e lënë drejtimin e partinë në dorën e Bashës apo Bardhit.
Ish-deputeti tha se Lulzim Basha ka frikë nga vetë anëtarët e PD-së, dhe në zyrën e tij nuk hyn askush veç Bardhit, pasi sipas tij e ‘kyç derën me çelës dhe kodin e ka veç Gaz Bardhi’.
A janë firmat e 4200 anëtarëve
Balliu: Partia demokratike zyrtare janë firmat, delegatët e Kuvendit, thjesht nuk i njeh Luli, që është një anëtar përballë Kuvendit. Çdo njeri në Kuvend ka një votë. Lulzim Basha ka detyrën që të njohë ligjet në statutin e PD, ato firma janë dorëzuar në zyrat e PD, nuk e ndalon askush që ti shkojë ti kontrollojë, janë një hap larg zyrës së Gazment Bardhit.
Pse janë mbyllur në kasafortë firmat?
Balliu: Të vejë Luli ti verifikojë së bashku me gazetarët, ata e dinë që firmat janë, ndaj nuk shkojnë atje që ti verifikojnë. Nuk bëhet opozita me burra të holluar që ecin sikur janë në paradë mode, nuk mund ta kthejmë ne PD në një shoqatë të Gaz Bardhit. Njerëzit në PD i ka marrë malli për sukses, i ka marrë malli për zhvillim. Doktor Berisha ka bërë një deklaratë pas humbjes në 2013, që premtimet e Edi Ramës po ti dëgjoje, do ta votonte çdo njeri.
Sot qytetarët e kanë kuptuar që Edi Rama ka mashtruar, Lulzim Basha ka qenë i vetmi demokrat në Shqipëri që do ti humbte zgjedhjet, Luli e dinte që do humbte, sepse ai është në rregull me pozicionin që ka si kryetar opozite. Merr përfitimet e veta, një gjë që ka shumë rëndësi të themi, është se njeriu ka disa parime dhe norma morale, që mbron personalitetin e vetë, është një njeri që ngul thika pa shpine, ndaj Sali Berishës, që e bëri ky që është sot. Sali Berisha e ka mbështetur në momentet më të vështira, kur i fut thikën Sali Berishës, të tjerësh mund tiu fusë sopatën.
Bashën e kanë braktisur të gjithë, edhe aleatët
Balliu: Ky sot kërkon që të rendisë fajin te LSI, në vend që të themi e ka fajin Edi Rama, themi e ka fajin Sali Berisha, e ka fajin LSI, e ka fajin amerikanët, emri i pushtetit që ka Edi Rama sot është Lulzim Basha. 600 firma të tjera janë duke ardhur, përveç 4200 që janë dorëzuar. Kush është PD? Ky dhe Gazi janë PD, pse kur u krijua PD, kur erdhi ky dhe Gazi? Edhe Kujtim Gjuzi ka vulë, partia janë delegatët.
Delegatët çdo ditë shtohen, ne për këtë kemi lindur, që të kemi të drejtën e votës, përjashtoi Flamur Nokën, pse se mendoi ndryshe nga ty, përjashtoi Luan Bacin, pse se mendoi ndryshe nga ty, Belind Këlliçi ka pasur kundërshti me të dhe më parë, dhe e palosi Lulzim Bashën. Asnjë nga aleatët nuk ka më besim te Lulzim Basha, me kë do të vijë në pushtet ai.
Edhe Gaz Bardhi, më vjen keq o zotëri? Kush je ti që vjen dhe flet me atë gjuhë, që sulmon historinë e PD, është derdhur gjak për atë parti, çfarë janë këro lojëra fjalësh. Për atë Parti kanë dhënë jetën njerëz, u vra Azem Hajdari për atë parti, kur bandat vrisnin për të vrarë në 97, Bujar Leskaj organizonte takime, nuk mund të kthehet ajo në shoqatën e Gaz Bardhit. Nuk ka INTERPOL që e gjen dot Lulzim Bashën, është mbyllur në zyrë dhe kodin për të hyrë e ka vetëm Gaz Bardhi, se nuk takon asnjë njeri.
faxweb