Trajneri i Romës në Seria A italiane, Jose Mourinho kthehet për të komentuar për Kampionatin Europian për herë të fundit. Trajneri i Romës komentoi për mediat angleze në lidhje me humbjen e Anglisë në finale kundër Italisë, duke u përqendruar në vendimin për t’i besuar 19-vjeçarit Saka goditjen vendimtare të penalltisë, çka rezultoi gabim:
“Unë mendoj se është shumë për një fëmijë, që të ketë gjithçka mbi shpatullat e tij tani, një komb të tërë; por nuk e di… Duhet t’ia bëj këtë pyetje Southgate, sepse shumë herë lojtarët që duhet nuk ekzekutojnë penallti, ikin nga përgjegjësia. Mos më pyetni kush, sepse nuk e them, por mua më thanë 100 për qind se një lojtar i Anglisë ka refuzuar të godasë 11-metërshin. Pra, ndonjëherë ndodhin këto situata dhe njerëz të ndershëm si Gareth nuk duan t’i ekspozojnë. Ku ishte Raheem Sterling? Ku ishte John Stones? Ku ishte Luke ShaW? Pse Jordan Henderson apo Kyle Walker nuk qëndruan në fushë? Si u vendos që Saka të kishte mbi supet e tij fatin e një kombi…? Unë mendoj se Saka u shkatërrua, më vjen shumë keq për të”, – tha ai për TalkSport.
fax