Erion Murataj PSD

Duke darkuar më njëri tjetrin, Gjesti i ka shprehur Eglit se: Ti je në faj sepse ke dashur të largohesh nga mua.

Egli: Po, është toksike sepse ti thua më pëlqen karakteri, fiziku, sjellja por nuk dua të kem asgjë me ty. Këto janë gjërat që të kësh një marrëdhënie me dikë.

Gjesti: E ke moshën, i mendon gjërat për seriozisht, më fal sepse ti ke mendime të tjera me një mashkull por unë nuk mendoj shumë, vetëm i hy gjërave.

 E di që do një djalë serioz, me kalu jetën me të, si çdo femër, si motra ime që do familje. Të kuptoj, më fal por nuk mundesha të ndahesha prej teje. E ke energjinë shumë të mirë, vuaj ta kem atë energji.

Egli: Pse nuk na le tek energjia e mirë, pse ma le hapësirën për më tepër si shok? Shokët nuk puthen, as nuk preken.