Nuk ndalen aksidentet e përgjakshme.
Në fshatin Boçovë të Fierit, shtetasi Eduart Metushi, 43 vjeç, duke punuar me traktor në tokat e fshatit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në kanal duke e zënë zetori poshtë. Si pasojë ka ndërruar jetë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj
