Erion Murataj PSD

Vazhdojnë sulmet ajrore në Mianmar edhe pas tërmetit me magnitudë 7.7 ballë. Këshilli ushtarak ka vazhduar sulmet me dronë, duke përfshirë një në rajonin Sagaing, i cili ka parë dëme të mëdha dhe viktima nga tërmeti.

Sipas Forcave të Mbrojtjes Popullore të Komunës Chaung U, rreth orës 19:40 me orën lokale, fshati Nwe Khway në qytezën Chaung U, Sagaing, u bombardua dy herë


Dy sulmet e tjera ishin në Ley Wah, në shtetin Kayin, pranë selisë së Unionit Kombëtar Karen dhe në Pyu në rajonin Bago.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk ka ende informacion nëse ka pasur viktima apo të lënduar nga këto sulme.

Kujtojmë se numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në mbi 1000.