Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat, pasi Apeli i Posaçëm la të pandryshuar masën e sigurisë për çiftin Meta.
Ajo tha se argumentet e prokurorëve në seancë ishin në nivelin e një studenti të vitit të parë të Juridkut. Kryemadhi theksoi se argumentet që parashtruan prokurorët ishin tërësosht qesharake dhe të falsifikuara.
“Argumentimi i prokurorëve ishte në nivelin, të them jo mesatar, por të them dhe të një studenti të vitit të parë të Juridikut. Ishin qesharake, dhe të gjitha janë të bazuar në falsifikim. Ka falsifikime ke keqdashëse. Sa I takon letërporosive nga SHBA, përsëri I bie, që ka një deklaratë të rreme. Më pas kaluan me artikujt e gazetave. Beteja është ballë përballë dhe do të përballemi me sistemet e drejtësisë dhe më pas me ato ndërkombëtare.”, tha ajo.