Një burrë që nuk pranoi të paguante për shërbimet erotike u shpall fajtor për mashtrim nga një gjykatë zvicerane.
Në vitin 2016, burri kishte premtuar që do t’i paguante një prostitute të paktën 1,800 euro për një natë dhe kishte planifikuar ta takonte në një hotel, sipas gjykatës.
Prostituta kërkoi të paguhej paraprakisht, por burri në fjalë e siguroi se do ta paguante më vonë, por në fund u largua pa e paguar atë. Burri u dënua për mashtrim, por çështja e tij shkoi në gjykatën federale pasi gjykata e apelit refuzoi kërkesën e tij.
Sipas gjykatës federale, burri tha se kontratat e prostitucionit ishin të pamoralshme” sipas ligjit federal.
Shërbimet erotike janë të ligjshme në Zvicër që nga viti 1942, dhe gjykata ka vendosur që pagesat e punonjësve të seksit të mbrohen me ligj. Gjykata gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se veprimet e gruas nuk ishin të arsyeshme./abcnews.al