E gjitha nisi për shkak të një postimi të futbollistit në rrjete sociale ku hidhte kunja për ish-partneren.

“Ligji duhet të ndalojë gratë interesaxhie që të bëjnë fëmijë kundër vullnetit të burrave, vetëm për ti marrë paratë. Kjo është djallëzore, e trishtueshme dhe e pamoralshme”- shkroi ai.

Më pas në një tjetër postim shtoi: “Fëmija lind nga dashuria dhe jo nga interesi. Nëse jeni beqare, doni të argëtoheni dhe s’mund të siguroni të ardhura, atëherë mos përdorni palë të treta si bankomat. Edhe nëse ligji ndonjëherë nuk është i drejtë, Zoti është… Dhe dënimi do të jetë i përjetshëm në fund të fundit.”

Ndërkohë përgjigja e Clelia-s nuk vonoi shumë. Ajo iu përgjigj futbollistit po ashtu përmes një postimi në rrjete sociale. Ndryshe nga ai, Clelia e përmendi Balotelli-n në postim për të treguar se kujt i drejtohen fjalët e saj.

“Ai s’ka respekt për nënat. E vetmja gjë që bën është të gënjejë. Unë jam viktima e tij si fizikisht dhe mendërisht … Ai kurrë nuk ndalet” – shkroi modelja.

Më pas ajo publikoi dhe një video me djalin, përkrah së cilës shkroi:

“Do të bëj çdo gjë për ty. Të dua shumë. Gjithmonë do e mbroj djalin tim.”

Balotelli është babai i dy fëmijëve, 9 vjeçares Pia, e cila erdhi në jetë nga marrëdhënia me Raffaella Fico dhe Lion, i lindur në shtator 2017 nga marrëdhënia me Clelia.

is