Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e kanë nisur ditën me një zarf të zi. Këtë herë njoftimi zyrtar i “Vëllait të Madh” lidhej me njërin prej banorëve.
Është fjala për Igli Zarkën, i cili ka vendosur të lërë menjëherë lojën, edhe pse ka vetëm pak ditë që ndodhet brenda në “Big Brother VIP”.
Bëhet e ditur se shkak është bërë një gjendje e rënduar shëndetësore, e cila kërkoi shërbim të menjëhershëm spitalorë.
Banorët dhe ne i urojnë Iglit të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë.