Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në konferencën e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama u pyet përse nuk është takuar me asnjë përfaqësues të opozitës. Blinken tha se është takuar me rininë.
Kësaj pyetje Blinken u përgjigj duke thënë se takoi rininë shqiptare dhe se ka marrë mjaftueshëm nga dita e sotme.
“Kam pasur mundësi të takohesha me një sërë njerëzish, kam pasur mundësi të takohem me disa personalitete të drejtësisë dhe të rinj. Kur të kthehem nga darka do kem mundësi të takohem ne me një segment të shoqërisë shqiptare. Mendoju se jam marrë mjaftueshëm sot.“, u shpreh Blinken.
“Kemi diskutuar se ti si bëjmë institucione më llogaridhënëse ndaj qytetarëve shqiptarë sepse reforma në drejtësi në Shqipëri nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë, por ne kemi nisur të shohim rezultatet. Sot kam pasur mundësinë të takohem me prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët janë duke drejtuar reforma kryesore.
Është re rëndësishme të kuptohet se anëtare të krimit të organizuar po përfundojnë në procese gjyqësore. Ky është një proces dhe vazhdon të bëhet përpara ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në këto hapa të rëndësishëm për anëtarësimi në BE dhe që populli meriton…”
/abcnews.al