Pedagogët janë mbledhur para Korpusit Univerisitar teksa sot kanë hyrë në javën e dytë të bojkotit të mësimit pasi qeveria nuk ka marrë parasysh kërkesat e tyre.

Një ndër to është ajo e rritjes së pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës si dhe rritja e financimeve për kërkimin shkencor.

Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga qeveria madje ka pasur edhe “përplasje” mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi, me këtë të fundit që kryeministri e ka cilësuar si një “shiks”.

Sot në mbështetje të pedagogëve janë edhe studentë.