Fundjava ka sjellë një prani të lartë të pushuesve në bregdetin e Shëngjinit, duke shkaktuar mbingarkesë në qarkullimin rrugor.

Gjatë orëve të pasdites e të dielës, lëvizjet masive të qytetarëve që largoheshin nga plazhet krijuan trafik të dendur që nga Rana e Hedhun deri në hyrje të superstradës në Milot.

Trafiku i rënduar ka qenë prezent edhe në segmentin Shëngjin–Milot, ku automjetet kanë lëvizur me ritëm të ngadaltë, duke krijuar radhë të gjata.

Fluksi i shtuar ka ndikuar edhe në rrugën që lidh Shëngjinin me Velipojën, ku lëvizja ka qenë me vështirësi në qarkullim për shkak të dendësisë së trafikut.