Erion Murataj PSD

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1120 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 9866 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me mbi 45 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate.

Ndërsa demokratët me 131895 votat e marra deri tani kanë 14 mandate, duke ia rimarrë partisë Mundësia.

Partisë së Agron Shehajt tashmë i ka mbetur 1 mandat, teksa ka grumbulluar 18449 vota.

Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.