Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara po përgatitet për një tjetër stuhi të ftohtë dimërore, që deri tani ka vrarë dhjetëra njerëz, la miliona amerikanë në errësirë ​​dhe ndërpreu udhëtimet ajrore.Një valë e re të ftohti pritet të godasë vendin gjatë fundjavës, duke sjellë temperatura rekord dhe një tjetër stuhi të madhe, ndërsa amerikanët ende përpiqen të rikuperohen nga vala e parë.Të paktën 38 persona kanë vdekur për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit, aksidenteve ose nga hipotermia, sipas një bilanci të përpiluar nga AFP bazuar në informacione nga mediat dhe autoritetet lokale. Tre fëmijë, të moshës gjashtë deri në nëntë vjeç, vdiqën të hënën pasi ranë në një liqen të ngrirë në Teksas.
Dje, të martën, kryebashkiaku i Nju Jorkut njoftoi se të paktën dhjetë persona u gjetën të vdekur jashtë dhe autoritetet po hetojnë shkaqet e vdekjes së tyre.