Agjentë të autoriteteve italiane kanë zbarkuar të enjten në SPAK, për të marrë në pyetje killerin me pagesë Nuredin Dumani, i cili po shihet si “minierë ari” edhe nga agjencitë e huaja.

Dyshohet se Dumani ka dijeni edhe mbi ngjarje të rënda kriminale të ndodhura jashtë venditsipas informacioneve hetuesit e antimafias e kanë pyetur Nuredin Dumanin për disa episode mes tyre edhe për trafik lendesh narkotike por edhe vepra të tjera penale..

Mësohet gjithashtu se interes për të pyetur vrasësin me pagese për ngjarje të caktuara ku janë përfshire grupe kriminale shqiptare kanë shfaqur edhe agjenci te tjera ligjzbatuese të vendeve europiane.

Kujtojmë se Nuredin Dumani  u arrestua në 2022, i dyshuar si autor i atentatit në Elbasan ku mbeti i plagosur Talo Çela.

Ai ishte një emër shumë i njohur për policinë. Emri i tij u lakua në tetor të vitit 2020, kur ai u shpall në kërkim si autor i vrasjes së Bujar Çelës, vëllai të Talo Çelës.

Ai është autor i dyshuar edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje kjo e kryer në bashkëpunim me Talo Çelën, sipas Policisë dhe dy personave të tjerë.