I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer se kush qëndron pas vrasjes së ish-shefit të policisë në Komisariatin nr.6, Dritan Lamaj, krim i ndodhur më 24 Shkur 2013.
Vrasësi me pagesë, tashmë i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, ka zbuluar se pas ekzekutimit mafioz të Dritan Lamajt qëndron Henrik Hoxhaj.
Nuredin Dumani u shpreh se ka pasur një debat me Dritan Lamajn, i cili ishte shef policie tek komisariati nr.6, pasi sipas tij ai e kishte qëlluar disa herë kur u arrestua.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ai ka rrëfyer gjatë seancës gjyqësore në GJKKO-së se pasi doli nga burgu mësoi se e kishin vrarë.about:blank
“Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë”, tha i penduari i drejtësisë.
Gjatë dëshmisë, ai shtoi se iu bë qejfi për ekzekutimin e Dritan Lamajt dhe i kishte thënë Festim Qolit që “do ju jap një drekë atyre çunave”. Sipas Nuredin Dumanit, Festim Qoli i kishte treguar se pas vrasjes qëndronte Henrik Hoxhaj.
“Mu bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn”, tha ai.
Pjesë nga seanca:
Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj: Si je njohur me Henrik Hoxhajn?
Nuredin Dumani: Më kishte folur Festim Qoli për të. Më ka folur kur kam dalë nga burgu herën e parë, kur isha për dy makina të vjedhura.
Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë.
Mu bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.
Avokatja: Ku e takove Henrikun?
Nuredin Dumani: Njëherë e kam takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. Atje vetëm jemi përshëndetur. Herën e dytë e takova tek hotel “Diplomat”. Kemi bërë muhabete me Festën dhe Henrikun. Diskutuam për atentatet që do bënin.
Avokati: Sa qëndruat aty?
Nuredin Dumani: E morëm Henrikun në bllok dhe shkuam tek “Diplomati”. Pastaj shkuam tek një dyqan afër “Taivanit” ku blemë një telefon të enkriptuar.
Në plan kishim vrasjen e Dorian Shkozës.
Avokatja: Ti çfarë pseudonimi mbaje në Sky për kohën?
Nuredin Dumani: Covid19.
Avokatja: I the Henrikut kë do vrisnit?
Nuredin Dumani: Jo, i thashë vetëm që për ketë do marrësh 35 mijë euro.
Avokatja: Kush u përshi tjetër në këtë vrasje
Nuredin Dumani: Kevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi oshte informator.
Ditën e ngjarjes ishte Covid, Klevisi erdhi tek shtëpia ime.
Avokatja: Çfarë bëri atë ditë?
Nuredin Dumani: Klevisi do sillte makinë dhe pastaj do ikte me makinën e Henrikut. Do ta vrisnim një natë më herët, por na u prish makina.
Abokatja: I keni treguar Klevis Allës për motivin e vrasjes së Dorian Shkozës?
Nuredin Dumani: Nuk më kujtohet.
Avokatja: A ke pasur konflikt personal me Dorian Shkozën?
Nuredin Dumani: Jo, nuk kam pasur.
Avokatja: Po konflikt fizik?
Nuredin Dumani: Asnjëherë.
Avokatja: Kur vendose ta vrisje?
Nuredin Dumani: Kur kam folur me Erion Alibeajn.
Avokatja: A kishe qëllim të vrisje Anxhelo Avdinë?
Nuredin Dumani: Asnjëh
