Erion Murataj PSD

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia mbërriti në portin e Durrësit më 11 Mars dhe pas analizave të kryera nga AKU më 21 Mars u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm te mishi i pulës.

AKU konfirmoi se ka bllokuar 5.2 ton mish tek importuesi, por dyshohet se 2.6 janë shpërndarë në treg për konsumatorët.

Nutricionistja Matina Çobo tregon se çfarë është salmonela. Sipas saj salmonela është një virus i fortë dhe rezistent në temperatura të larta, i cili gjendet kryesisht tek mishi i pulës, viçit e derrit. Çobo tha gjithashtu se salmonela mund të gjendet edhe tek veza, perimet dhe uji, në rastet se është kontaminuar. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në gatimin e mishit dhe në higjienizmin e enëve që përdorim për gatim.

“Salmonela në fakt është një bakter goxha rezistent, që do të thotë se nuk prodhon spore apo toksina si bakteret e tjera, por duke qenë se është rezistent ka dhe gjatësi shumë të lartë, edhe tek temperaturat 20-40 gradë që janë temperatura që ka kafsha zakonisht.

Prandaj tenton që të jetë bujtës tek mishi i pulës, viçit edhe derrit, por gjithashtu ne mund të gjejmë në vezë, në bulmetin e kontaminuar. Madje nëse salmonela kalon në ujin e rrjetit mund të kontaminojë njësoj frutat, perimet apo dhe ujin që ne pimë. Është një bakter goxha i rrezikshëm”, tha nutricionistja në Klan.