Erion Murataj PSD

Situata eshte nxehur ne Lezhe pak dite para zgjedhjeve ku te dy palet po denoncojne sipas tyre raste te cenimit te situates zgjedhore.

Mbrëmjen e djeshme ka pasur sërish tensione mes kampeve politike në Lezhë, me pretendimin për blerje votash.

Nënkryetari i bashkisë Fatjon Zefi dhe drejtori i OSHEE Andi Marku janë bllokuar nga përfaqësuesit e opozitës, ndërsa po lëviznin me një automjet me targa franceze.

Për këtë rast ka ndërhyrë policia, ndërsa kandidati Koalicionit Euroatlantik Eduart Ndocaj thotë se ka bërë denoncim në SPAK në lidhje me rastin, pasi është i bindur se dy zyrtarët po blinin vota.