Mëngjesin e sotëm u zgjuam me një lajm të trishtë ku një 16-vjeçar nga Lezha goditi me karrige mësuesen e tij të matematikës.
Ngjarja ndodhi në gjimnazin “Hydajet Lezha” gjatë orës së mësimit.
Por, çfarë ndodhi që ngjarja arriti deri në këtë pikë?
Sipas “Iconstyle” bëhet me dije se situata nga ana e të miturit ka agravuar pasi mësuesja i ka përmendur të atin, i cili ka ndërruar jetë disa vite më parë.
Në bisedë e sipër për mungesat e tij, mësuesja i është përgjigjur: “Për eshtrat e babait tënd dhe timit nuk do të kaloj.”
Pas këtyre fjalëve nxënësi ka kryer veprimin, aspak të justifikueshëm sigurisht, mirëpo sipas medies së sipërpërmendur, kjo nuk ka qenë e vetmja herë që mësuesja e prekte djalin në pikën e tij të dobët, pra babain e tij të vdekur.