Nxirret një kufomë e seksit femër, rreth të 30-ave, në ujërat e liqenit të Kukësit. Kufoma ende e paidentifikuar është transportuar mëngjesin e së martës në morgun e spitalit të Kukësit.
Kufoma është pikasur nga një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.
Deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i denoncuar për persona të zhdukur në Komisariatin e Policisë së Kukësit./abcnews.al
