Një personazh në TikTok e quajtur Natasha dhe djali i saj janë arrestuar pasi kanë shfrytëzuar nipin 10-vjeçar për përfitime financiare në TikTok.
Nëpërmjet videove live së bashku me njerëz të tjerë, ata e nxisnin të miturin të shante me fjalor denigrues.Natasha është një personazh i njohur për publikun, pasi para disa vitesh historia e saj me nusen ka bërë xhiro në rrjetet sociale. Ajo u përball live në një studio televizive me ish-nusen ndërsa ziheshin për kujdestarinë e djalit.
