Një 15-vjeçare ka kallëzuar në polici se nëna e saj e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas.  Shtetasja E.M., 37 vjeçe e detyronte vajzën e saj të kryente marrëdhënie seksuale për të përfituart para. Për shtetasen E.M., ka nisur procedimi penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.