Nga Adriatik Dosti

O Babai i Klodit….

E more vesh tani se përse të erdhi Rama tre herë resht në shtëpi për ”ngushëllim”.

E more vesh pse ta prunë zarfin me para, të cilat ti ”i refuzove” e the le të shkojnë për bamirësi.

E more vesh përse të ftoi Erion Veliaj që të mbillje një Pemë Ulliri në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës…

E more vesh pse një rrugice i ngulen në mur një copë teneqeje që mban të shkruar emrin e Djalit tënd vrarë prej tyre…

E more vesh pse të nxorrën disa ditë resht nëpër ekranet e TV të tyre të pista e të dhanë të lexoje ca copa letrash shkruar prej tyre…

E more vesh tani se cila është drejtësia e Ramë-Veliajt…

E more vesh tani se përse Rama thotë që edhe sikur 500 mijë shqiptarë të vriten unë Ardi Veliun nuk e dorëzoj kurrën e kurrës

E more vesh tani se për cfarë lloj Reforme në drëjtesi ju flet shqiptarëve ajo Ambasadorja ”mike ”…

E more vesh tani se përse Hasmin e Vrasësin nuk duhej ta kishe pranuar kurrën e kurrës në konakun e në shtëpinë tënde…

E more vesh tani se sa e rëndë ishte ajo deklarata jote publike që ju thoje protestuesve që kishin dalë për të kërkuar dënimin e vrasësve të Djalit tënd mjaft tani, mos e teproni, shkoni ne shtëpi.

E more vesh tani se këta të vrasin natën e të qajnë ditën.

E pra nëse i ke kuptuar e i kupton këto që të shkrova më sipër …nuk ke pse bën rolin e të pa kenaqurit ë të rrevoltuarit sot teksa Drejtësia e Ramë – Veliajt dha dënimin qesharak për Nevaldo Haderajn policin vrasës të Birit tënd…duke e dënuar vetëm me 10 vjet burg…

Dhe e di pse…sepse djalin ta vranë këta ”miqtë” e tu të rinj që të erdhën për vizita ”ngushëlluese” , të dhanë një zarf me para…e të përdorën si Klloun të tyre pikërisht atëherë kur ju duheshe …ndërsa turpin përjetësisht Birit tënd ja vuri mbi Dheun ku tretet pikërisht ti e askush tjetër.

Ndaj sot pikërisht je ti i pari që nuk ke as gojë, as fytyrë e as moral e as shpirt e zemër prindërore të flasësh për pa drejtësi e të revoltohesh nga ”drejtësia” e tyre.

E more vesh dhe a u binde tani se dëri në cfarë lloj derexheje ë kanë poshtëruar e degjeneruar Prindin, shqiptarin, njeriun e vecmas edhe Malësorin këta Monstrat e Kriminelët e gjakut të shprishur antishqiptar.

E more vesh tani se për të mbrojtur një polic të lloj-sojit të tyre këta vrasin edhe 100 Klodianë të tjerë.

E more vesh tani së sa e rendë e makabre është të shkelësh mbi gjakun e birit tënd?

FAX