Jona Proga, motra e Egli Progës, në gjendje të rënduar psikologjike është paraqitur jashtë ambienteve të gjykatës së Korçës dhe ka pritur mbërritjen e Denis Meçes, autor i dyshuar i vrasjes së 42-vjeçarit.
E reja është përpjekur të kalojë kangjëllat e Gjykatës dhe të shikojë autorin, të cilit i bërtet “O kafshë”.
Egli Proga, 42 vjeç humbi jetën më 10 gusht në qytetin e Pogradecit pasi u dhunua barbarisht. Policia në fillim njoftoi se 42-vjeçari ishte rërzuar në gjendje të dehur dhe kishte humbur jetën për shkak të plagëve të marra.
Por burime pranë grupit hetimor, bënë me dije se Proga ka qenë duke konsumuar alkool brenda lokalit në pronësi të të atit se bashku me disa persona të tjerë, atje ku ka filluar dhe konflikti me grushta dhe sende të forta.
Ka qenë Denis Mece, banues në fshatin Buçimas ai i cili dyshohet se ka goditur Egli Progën me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura në kokë.
Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi Denis Mece është larguar nga lokali, ndërkohë që nga kqyrja e kamerave të sigurisë edhe për policinë është sqaruar gjithë dinamika e sherrit të ndodhur.
Në orën 01:30 të së njëjtës ditë, ka qenë policia e Pogradecit ajo që ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Denis Mece si i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.
Se bashku me të dyshuarin kryesor Denis Meçe nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë grupit i hetimit pranë komisariatit të Pogradecit ka arrestuar edhe tre persona të tjerë.
Bëhet fjalë për Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guce të gjithë nga Pogradeci.
Tre të arrestuarit nga ana e policisë akuzohen për “Moskallëzim të Krimit”.