Tensione në mbledhjen e komisionit për Cështjet Evropiane. Kanë qenë deputetët e opozitës të cilët janë përplasur me njëri tjetrin. Faxnews raporton se ka pasur një përplasje të ashpër me fyerje mes deputetëve dempokratë Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku, ndërsa ndërhyri garda për të shmangur ndonjë përplasje fizike mes tyre.
Debati:
Çollaku: Të foli njeri?
Dash Sula: O udhëheqës i madh
Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je
Sula e godet me dosje: Ta pres fytin unë
Çollaku: Do bëj kallëzim penal, Servil, legen,langaraq
Dash Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tëndë
Çollaku: Je servil, bën si opozitar, e në darkë çon mesazhet. Hapi letrat të shohim ku i ke tenderat.