Lulzim Basha komentoi me gazetarët edhe përplasjen që patën me Flutura Açkën, ata që ai i quan “trima aksionistë”.

Basha thotë se ndaj Açkës u hakërryen dy deputetët ndërsa sot ndaj Gjiknurit në Kuvend u sollën “si nuse”.

Kjo sipas Bashës, ngaqë ata deputetët aksionistë marrin financime nga Kuvendi dhe Nikolla për udhëtime jashtë shtetit, ku do të shkojnë në Amerikë me deputetët të mazhorancës.

Lulzim Basha: I keni pyetur ndonjëherë pse nuk i keni bllokuar konferencën e kryetarëve. Kur doli Flutura Açka dhe tha se nuk kam marrë njoftim, çuan në email njoftimin e Lindita Nikollës, se bëhen edhe zëdhënës.  E kam parë me sytë e mia. Dhe pasi ndodhi e gjitha kjo duke u justifikuar se Açka ishte thirrur. Pasi ndodhi kjo u shpërblyen nga Lindita Nikolla për Mëngjesin e Lutjeve në Amerikë. Shkojnë krah për krah me Gjiknurin, Çuçin. Këto janë fakte, konferenca e kryetarëve nuk bllokohet dhe marrin shpërblime. Shkonë 5 nga PS, 5 nga aksionistët në Mëngjesin e Lutjeve. Kur bën Flutura Açka… ndërsa sot si nuse me Damjanin. Se i shërbejnë. Nuk u fol sot për lista të hapura dhe Ramës i shërben kjo. Edi Rama është në luks për ta. Këto janë faktet dhe fstesa ime është që ti ballafaqojm dhe ti qëndrojmë debatit në lartësinë e interesit publik. Zihen ditën e puthen natën. Vetë hanë kumbulla dhe duan që ne të na mpihen dhëmbët. Kulla ka shkuar në SPAK. E qartë që betejën e kanë me mua dhe PD. Shikojeni sot si u sollën me Damjanin dhe si u sollën me Fluturën. O trima aksionistë. Apo do merrnit financimin për të shkuar me Bledi Çuçin dhe Elisën. Është teatër i sinkroniziar. T’i pyesni a jeni për lista të hapura.