Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raporton sot se COVID-19 nuk klasifikohet më si një emergjencë globale, duke shënuar kështu një fund simbolik të pandemisë së koronavirusit .
Një panel ekspertësh shëndetësorë nga e gjithë bota u mblodh për të vendosur nëse COVID-19 vazhdon të përbëjë një emergjencë sipas rregullave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OBSH thekson se megjithëse faza e emergjencës ka përfunduar, pandemia nuk ka mbaruar,  duke përmendur raste në Azinë Juglindore dhe Lindjen e Mesme. Agjencia shëndetësore e OKB-së thotë se mijëra njerëz vazhdojnë të vdesin nga virusi çdo javë.

“Me shpresë deklaroj fundin e COVID-19 si një emergjencë globale shëndetësore”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Kjo nuk do të thotë se COVID-19 ka mbaruar si një kërcënim global për shëndetin,” tha ai, duke shtuar se nuk do të hezitonte të mblidhte përsëri ekspertët për të rivlerësuar situatën nëse virusi “vënë botën tonë përsëri në rrezik”, shtoi më tej Ghebreyesus.