Qyteti Odesa është futur në shtetrrethim deri në orën 05:00 të mëngjesit të nesërm, ndërsa Rusia feston Ditën e Fitores. Gjatë ditëve të fundit ky qytet ka qenë shënjestër e sulmeve raketore ruse.
Kutojmë se të shtunën forcat ruse goditën aeroportin, duke dëmtuar pistën dhe sistemet e radarit dhe një banese aty pranë iu thyen dritaret nga forca e shpërthimeve të shumta.
Ditën e djeshme autoritetet thanë se dy raketa kishin goditur zonat e banuara dhe sot ata thanë se rajoni është sulmuar me 4 goditje nga raketat Onyx të lëshuara nga Krimea.