Një 17-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi gjatë ditës së sotme goditi me mjet prerës thikë, një 20-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën “Shefqet Musaraj”.
Njoftimi i policisë:
Tiran
Goditi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga autori i dyshuar.
Sekuestrohet mjeti prerës (thika) e përdorur nga autori gjatë krimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 17-vjeçar, banues në Tiranë.
17-vjeçari ditën e sotme, rreth orës 14:30, në rrugën “Shefqet Musaraj”, për motive të dobëta është konfliktuar dhe dyshohet ka goditur me mjet prerës shtetasin 20 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë shtetasi është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.r.t/abcnews.al