Oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar sot në shtëpinë e të ndjerit Aleks Nika që humbi jetën më 21 janar në protestën në Kryeministri.
Ata shkuan në banesën e tij në Lezhë për të marrë audiopërgjimin e komunikimeve mes punonjësve të gardës të bërë publik disa ditë më parë nga gazetari Artan Hoxha.
“Çfarë ka qenë për tu bërë publike deri tani e kam bërë, pjesa tjetë është çështje e hetimit. Janë ata që e vlerësojnë nëse është një indicie që të çon drejt një prove, mund të kualifikohet si provë, nëse mund të jetë një element që mund të ndihmojë grupin e hetimit për të shkuar te provat që mund të çojnë në zbardhjen e 21 janarit,” u shpreh gazetari.