Një përplasje e fortë ka ndodhur mes banorëve të “Big Brother” Gjesti dhe Ola Zenelaj gjatë ditës së sotme.

Gjatë një bisede, Ola i ka përmendur Gjestit disa episode nga e kaluara e tij si dhe çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë, duke e akuzuar për disa sjellje deri diku të papranueshme.

Ajo i ka thënë se “e kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë” dhe se këtë situatë ai e ka pranuar dhe ka vazhduar të qëndrojë në të. Kjo duke nënkuptuar marrëdhënien e tij me Xheneta Fetahun.

Ty të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë dhe atë person ke dashur dhe atë do sot e kësaj dite.

Për më tepër, Ola ka shtuar se Gjesti ka vazhduar të ketë zemrën te personi që e ka ofenduar.

Te ajo e ke zemrën, te asnjë tjetër, ti më ofendove, më the sorrë dhe lopë, edhe ti je hajvan.

Ndërsa Gjesti i është përgjigjur duke i thënë se:

Kjo po u kënaqka kur njerëzit më ofendojnë dhe poshtërojnë.

Ky moment tensioni ka krijuar një atmosferë të nxehtë mes dy banorëve, duke i shtuar edhe më shumë dinamizëm zhvillimeve në shtëpinë e “Big Brother”.